Lidhje

Francë: Senati miraton ndryshimet e ligjit të pensioneve

  • Zëri Amerikës

Francë: Senati miraton ndryshimet e ligjit të pensioneve

Francë: Senati miraton ndryshimet e ligjit të pensioneve

Në Francë, qeveria po bën hapat finalë drejt legjislacionit për reformën e sistemit të pensioneve të vendit, duke mos u përulur para protetsave të studentëve dhe mungesave të karburantit.

Senati u dha miratimin përfundimtar me 177 vota pro dhe 151 kundër ndryshimeve kontradiktore të ligjit, duke e ngritur moshën minimale të pensionit nga 60 në 62 vjeç.

Studentët kishin planifikuar greva sot mbasdite në Paris dhe në qytete të tjera të Francës, por këto aktivitete të udhëhequra nga sindikatat e punëtorëve duket se po e humbasin mbështetjen.

Në qytetin e Marsejës, në jug, punëtorët e shërbimit të heqjes së plehrave u rikthyen në punë pas një ndërprerjeje dy javore. Në punë u kthyer edhe punëtorët e 3 prej 12 rafinerive të naftës të vendit. Ministri i Energjitikës tha se 80 përqind e pikave të furnizimit me karburant duhet të jenë në gjendje pune sot, pas ndërprerjeve disa ditore të furnizimit.

Udhëheqësit e sindikatave kanë bërë thirrje që të enjten të zhvillohet një grevë një ditore në gjithë vendin, greva e tillë e nëntë.

Ministri francez i Punës, Eric Woerth i tha sot radios France Info se reforma është e domosdoshme dhe e "e arsyeshme".

Parlamenti pritet t’i japë miratimin përfundimtar nesër projekt-ligjit dhe presidenti Sarkozi ta nënshkruajë atë në ligj në mes të nëntorit.

XS
SM
MD
LG