Lidhje

Francë: Popullariteti i presidentit Sarkozi, në nivelet më të ulta

  • Jennifer Glasse

Francë: Popullariteti i presidentit Sarkozi, në nivelet më të ulta

Francë: Popullariteti i presidentit Sarkozi, në nivelet më të ulta

Demonstrues francezë mbledhin fonde në Paris për të ndihmuar grevistët të cilët kundërshtojnë ligjin e qeverisë për reformimin e pensionit i cili do të rriste moshën minimale të pensionit edhe për dy vjet të tjera,duke e çuar në 62 vjeç.

Kjo reformë nuk është aspak popullore në Francë. Anketat e opinionit publik tregojnë se 70 përqind e francezëve janë kundër kësaj reforme dhe se shumë prej tyre nuk janë të kënaqur me presidentin Nicolas Sarkozy.

Demonstruesja Nathalie Jalowez thotë se pakënaqësia nuk është vetëm lidhur me një ligj:

“Mendoj se çështja e pensioneve është vetëm një anë e një problemi të madh dhe ne po luftojmë për krijimin e një lloj shoqërie tjetër. ”

Philippe Bourgale i organizatës kërkimore franceze “Shoqata për Dialog" tha se këto reforma po kërcënojnë mënyrën franceze të jetesës.

“Francezët duhet të sigurohet, kjo është çështje sigurimi. Ata gjithnon kanë jetuar me sistemine tyre social, që përfshinë sigurimin, sigurimin social, shëndetsinë dhe përfitimet" thotë ai.

Zoti Bourgale tha se javën e kaluar më tepër se një milion veta dolen nepër rrugë kundër këtij ligji sepse atyre po iu dukët sikur qeveria nuk po ua vë veshin.

“ Shumica e njerëzve sot po thonë “PO” , reforma duhet të ketë. Mendoj se idea për reforma po mbizotëron...por fatkeqësisht ato reforma që po zbatohen sot nuk duket se janë negociuar me parnerët e tyre social, andaj kjo gjë nuk është e drejtë." Bourgale tha se kjo çështje i ka goditur rëndë ndjenjat e popullit francez.

Por megjithë se ky projekt ligj po shkon drejt miratimit në ligj, punonjësit e naftës ndodhen në greva nepër rafineritë franceze dhe demonstruesit po bllokojnë magazinat dhe portet për të zgjatur krizën e lëndëve djegëse (bezinës) që është berë çështja kryesore e protesës së tyre.

Ndoshta protestat e studentëve janë më shqetësuese për qeverinë. Javen e kaluar, ata kanë mbyllur universitetet dhe shkollat e mesme, megjithëse protestat e planifikuara për këtë javë kanë patur një numër më të vogël pjesëmarrësish, por kjo ndodhta për shkak të pushimeve shkollore.

Francois Miquet-Marty është i inkuadruar në një firmë franceze të opinioneve publike. Ai tha se rinia franceze ka disa shqetësime.

“ Rinia Franceze ndodhet në një mosmarrëveshje me Presidentin Nocolas Sarkozy. Ata janë të shqetësaur sepse sfondi ekonomik dhe social i bënë ata më të cenueshëm. Dhe është duke u bërë gjithnjë e më vështirë për të gjetur punë në të ardhmen dhe ata po e ndjejnë se zëri i tyre nuk është dëgjuar aq sa duhet", tha zoti Francois.

Ndërkaq, zëdhenësi i Partisë komuniste të Francës Patrice Bessac tha se sindikatat po bëjnë thirrje për protesta të tjera pa marrë parasysh nëse ky projekt ligj bëhet ligj apo nuk bëhet ligj.

“Ligji, tha ai mund të jetë miratuar, por Jo lëvizja...."

Ai tha se demonstratat do të vazhdojnë deri sa Presidentyi Francez të vendos të veproj.

Presidenti Sarkozy ka thenë se këto reforma janë të domosdoshme për të zbutur deficitin buxhetor të Francës dhe ka mbajtur qëndrim të rreptë ndaj reformave. Analistët pohojnë se kjo është një strategji e rrezikshme politike për presidentin, popullariteti i të cilit ka ka rënë si kurrë më parë.

XS
SM
MD
LG