Lidhje

Francë: Raundi i dytë i votimit për kandidatin konservator për president


Konservatorët francezë po votojnë sot në raundin e dytë të zgjedhjeve paraprake, për të zgjedhur kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, pas një fushate ku ishin temë kryesore shqetësimet për fluksin e imigrantëve në Evropë dhe serinë e sulmeve xhihadiste në Francë.

Në raundin e parë të dielën e kaluar, 62 vjeçari François Fillon, dhe 71 vjeçari Alain Juppé, të dy ish-kryeministra, arritën të kualifikohen për raundin e dytë, duke lënë pëas ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy.

Sipas anketave, zoti Fillon, që ka qëndrime të rrepta konservatore sociale dhe ekonomike, dhe do që të përqendrohet tek lufta kundër ekstremizmit, ka më shumë mbështetje se sa i moderuari Juppé.

Me interes po ndiqet edhe gara e përfaqësueses së të djathtës së skajshme, Marine Le Pen,kritikat e së cilës për imigracionin dhe myslimanët, kanë bërë jehone tek shumë votues.

Presidenti socialist, Francois Hollande pritet të njoftojë në javët në vazhdim nëse do të kërkojë të rizgjidhet. Rënia e thellë e popullaritetit të tij e ka dobësuar pozicionin e të majtëve në Francë.

XS
SM
MD
LG