Lidhje

Francë: Protesta për masat e reja të sigurisë


Francë: Protesta për masat e reja të sigurisë

Francë: Protesta për masat e reja të sigurisë

Në Francë mijëra protestues kanë mbushur rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera për të protestuar kundër masave të reja të sigurisë që përfshijnë dëbimin e romëve nga Evropa Lindore.

Domonstruesit thonë se masat e sigurisë janë një përpjekjet e presidentit francez Nikolas Sarkozi për të rritur popullaritetin e tij para zgjedhjeve të vitit 2012. Presidenti Sarkozy thotë se ai po zbaton reformat, të cilat i prezanton si të domosdoshme për luftimin e krimit.

Këtë vit Franca ka dëbuar rreth 8 mijë pjesëtarë të komunitetit rom. Vitin e kaluar, qeveria dëboi rreth 10 mijë romë, por shumica e tyre u kthyen në Francë.

Grupet e të drejtave të njeriut, sindikatat e punëtorëve dhe partitë politike të opozitës po marrin pjesë në demonstrata në gjithë Francën.

Demonstruesit thonë se plani për dëbim është i padrejtë dhe një lojë politike për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga shkurtimet e shpenzimeve dhe reformat e pensioneve që qeveria këmbëngul se janë të nevojshme për të shkurtuar defiçitin buxhetor të Francës.

XS
SM
MD
LG