Lidhje

Francë: Reagime rreth arrestimit të kreut të FMN-së Dominik Stros-Kan


Francë: Reagime rreth arrestimit të kreut të FMN-së Dominik Stros-Kan

Francë: Reagime rreth arrestimit të kreut të FMN-së Dominik Stros-Kan

Arrestimi në Nju Jork i kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar Stros-Kan nën akuzat për dhunë seksuale ka shkaktuar një tërmet në politikën franceze. Duke e quajtur incidentin një “përvojë të tmerrshme presonale” për drejtorin e FMN-së, një zyrtar i Partisë Socialiste franceze bëri thirrje sot për kujdes e maturi.

“Ne duhet të kemi informacion më të plotë rreth fakteve dhe i përket sistemit të drejtësisë amerikane që ta ndjekë këtë çështje”, tha Harlem Desir, përfaqësues i partisë socialiste franceze. Ai shtoi se Partia Socialiste po punon për zgjedhjet pararake nga të cilat do të dalë kandidati më i mirë për garën presidenciale të vitit të ardhshëm.

Zoti Stros-Kan, anëtar i Partisë Socialiste, shihej gjerësisht si një nga rivalët më fortë të mundshëm përballë Nikola Sarkozisë, mbështetja politike për të cilin është në rënie. Reagimet në Paris rreth arrestimit të zotit Stros-Kan janë të ndryshme.

Henri Dugier, redaktor në një gazetë thotë se do të ishte për të ardhur keq nëse kjo situatë do të ndalonte një njeri me cilësitë e zotit Stros-Kanqë të kandidonte për zgjedhjet presidenciale të Francës. Për Patrisia Bous, shkencëtare, kandidimi i një njeriu që është i përfshirë në një proces gjyqësor, do të sillte paqartësi në Francë.

Zoti Stros-Kan akuzohet për dhunë seksuale ndaj një punonjëseje hoteli në Nju Jork. Ai është parë mbrëmë të ketë lënë stacionin e policisë së Nju Jorkut, ku u mbajt që nga momenti i arrestimit të tij.

Zoti Stros-Kan u arrestua të shtunën, 4 orë pasi ndaj tij u ngrit akuza për dhunë seksuale dhe ndalimi i tij u bë në mjediset e klasit të parë të avionit të linjës ajrore franceze Air France me të cilin ai do të udhëtonte nga Nju Jorku drejt Parisit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka emëruar Xhon Lipskin si drejtues të përkohshëm.

XS
SM
MD
LG