Lidhje

Paris, përkujtohen viktimat e vrasjeve në "Charlie Hebdo"


Presidenti francez Francois Hollande filloi sot një javë përkujtimesh për viktimat e sulmeve ekstremiste në Paris, të cilat nisën me vrasjet në redaksinë e revistës satirike Charlie Hebdo, duke marrë 17 jetë njerëzish.

Ngjarjet e 7 janarit 2015, të quajtura "11 shtatori i Francës", shënuanfillimin e një vargu sulmesh xhihadiste në vend që kulmuan me ato të 13 nëntorit në Paris, nga të cilat gjetën vdekjen 130 vetë.

Familjet e viktimave iu bashkuan Presidentit Hollande dhe personaliteteve të tjera, duke zbuluar një pllakë në ish-zyrat e revistës Charlie Hebdo, ku një vit më parë redaksia ndodhej në mbledhje në kohën që aty hynë dy vëllezër të armatosur rëndë, të cilët vranë 11 vetë.

Zoti Hollande bëri pastaj homazhe në kujtim të një polici që u vra kur u përpoq të ndjekë personat e armatosur.

Presidenti francez përkujtoi gjithashtu katër njerëz të vrarë në një supermarket - sulm që ringjalli shqetësimet për anti-semitizëm në Francë, ku banon komuniteti më i madh hebraik i Evropës.

XS
SM
MD
LG