Lidhje

Francë, seancë disiplinore për sjelljen e lojtarëve francezë gjatë Botërorit

  • Zëri Amerikës

Francë, seancë disiplinore për sjelljen e lojtarëve francezë gjatë Botërorit

Francë, seancë disiplinore për sjelljen e lojtarëve francezë gjatë Botërorit

Federata Franceze e Futbollit thirri sot 5 lojtarë për një seancë disiplinore lidhur me rolin që ata luajtën në grevën e ekipit kombëtar gjatë Botërorit të këtij viti. Federata mund të japë dënime që shkojnë nga qortimi në ndalimin për jetë të pjesmarrjes në ndeshje ndërkombëtare. Të 23 lojtarët e ekipit kombëtar francez bojkotuan një sesion trajnimi për të protestuar kundër përjashtimit të Anelkës i cili ofendoi trajnerin Rejmon Domenek gjatë ndeshjes me Meksikën ku Franca humbi 2 me 0. Franca u eliminua pas raundit të parë të Botërorit pa fituar asnjë ndeshje. Por ishte sjellja e lojtarëve, duke përfshirë grevën e tyre në autobusin e ekipit, që e habiti publikun francez dhe bëri që veprimet e tyre të dënoheshin nga Presidenti Nicolas Sarkozy dhe politikanë të tjerë. Lojtarët tashmë janë ndëshkuar financiarisht sepse Federata nuk u ka dhënë shpërblimin për pjesmarrje në Kupën e Botës

XS
SM
MD
LG