Lidhje

Francë, sindikatat fillojnë greva të reja kundër planit të pensioneve


Francë, sindikatat fillojnë greva të reja kundër planit të pensioneve
Francë, sindikatat fillojnë greva të reja kundër planit të pensioneve

Në Francë, sindikatat filluan sot greva të reja kundër planeve të Presidentit Nikola Sarkozi për reformimin e sistemit të pensioneve, një ditë pas miratimit të planit nga parlamenti francez.

Protestat e reja, të cilat sollën shkurtime në shërbimet ajrore dhe hekurudhore në kryeqytetin e vendit, duket të jenë një përpjekje e fundit e sindikatave për të bindur konservatorin Sarkozi të mos e nënshkruajë projektligjin, i cili e ngre moshën e pensionit nga 60 deri në 62 vjeç dhe atë të pensionit të plotë nga 65 në 67 vjeç.

Zoti Sarkozi nuk ka pranuar të tërhiqet, megjithë protestat disaditëshe që kanë paralizuar Parisin dhe qytete të tjera të Francës. Disa mijra njerëz marshuan sot në Marsejë dhe Lion, duke deklaruar se do të vazhdojnë protestat megjithë miratimin e projektligjit, i cili nga mesi i nëntorit pritet të kthehet në ligj nga Presidenti.

Ndërkohë, një numër stacionesh benzine qëndruan sot të mbyllura për shkak të grevës së rafinerive në të gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG