Lidhje

Regjisori Francis Ford Koppola pritet të shkojë në Shqipëri


Regjisori Francis Ford Koppola pritet të shkojë në Shqipëri
Regjisori Francis Ford Koppola pritet të shkojë në Shqipëri

Regjisori, produecenti dhe shkrimtari i mirënjohur amerikan i Hollivudit, Francis Ford Coppola pritet të vijë pas disa ditësh në Shqipëri për të marrë pjesë si i ftuari i nderit në Festivalin e 4-t Ndërkombëtar të Filmit në Durrës, krahas aktores së njohur të kinemasë italiane Klaudia Kardinale.

Drejtoresha artistike e Festivalit, Anila Varfi, thotë se Francis Koppola do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri, dhe do të komentojë filmat e tij dhe do të bisedojë me pyetje përgjigje me publikun artdashës.

“Është një fat i madh që Coppola do të bisedojë me shikuesit, dhe për 15 minuta para shfaqjes së filmave “Rini pa rini” dhe “Tetro” do të japë komentet e tij se çfarë ka dashur të thotë me veprat e tij” - tha ajo.

Zonja Varfi thotë se në bisedimet me zotin Koppola u deshën 3 vjet që të bindej dhe të ndryshonte axhendën për të ardhur në Shqipëri. As me Koppola-n dhe as me Kardinale-n bisedimet nuk kanë qenë të lehta, sepse ata kanë qindra angazhime artistike nëpër botë.

“U deshën 3 vjet që ai të ndërrojë agjendën dhe të vijë në Shqipëri. Pas këmbënguljes dhe shpjegimit të projekteve tona, ai na tha; “Ju po më bëni që tad u vendin tuaj”.- thotë ajo

"Në fillim Kardinale refuzoi por sapo mësoi se Koppola do të vinte, edhe ajo njoftoi se do të vinte në Festival, për të parë konkurrentët dhe për të shëmbyer pikëpamje me regjisorin e madh amerikan” - tha zonja Zajmi.

Festivali Ndërkombëtar i Durrësit ka një seksion me 8 filma europianë, një seksion me 6 filma ballkanikë, dokumentarë dhe filma të shkurtër; gjithsej 28 filma premierë absolute nga bota, Europa, Ballkani, dhe Shqipëria.

Një tjetër risi për këtë festival është se sivjet ai do të ketë edhe një juri të shtypit. Për herë të parë territori shqiptar do të mbulohet zyrtarisht nga FIPRESCI (Federata Internacionale per kritiken Kinematografike).

Në juritë e festivalit janë përfshirë emra të njohur të regjisurës dhe aktrimit europian dhe ballkanik si Jiri Menzel, Kryzystof Zanussi, Lech Majeëski, Nick Poëell, Jan Harlan, Rade Serbedzija.

Aktori i njohur shqiptar Vangjush Furrxhi, do të nderohet me një cmim special të karrierës pas vdekjes, ndërsa dhjetëra artistë të rinj të shkollave të filmit nga Shqipëria Kosova dhe Maqedonia do të shfaqin jashtë konkurrimit filmat e tyre me metrazh të shkurtër.

Festivali i 4-t Ndërkombëtar i Filmit në Durrës jep çdoherë 9 çmime të mëdha “Gladiatori i Artë” për elementë të filmave artistikë, dhe shihet nga shumë analistë të arteve si ngjarja më e madhe artistike e Shqipërisë për këtë vit.

XS
SM
MD
LG