Lidhje

Shqipëri, FRD deklaroi se do të dalë e vetme në zgjedhje

  • Armand Mero

topi

topi

Ish presidenti Bamir Topi deklaroi se partitë e tjera po injorojnë vullnetin e qytetarëve duke i detyruar ata të zgjedhin mes dy alternativave

Në Shqipëri Fryma e Re Demokratike e udhëhequr nga ish presidentei Bamir Topi, deklaroi sot se do të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit të ardhshëm. Vendimi u mor nga kryesia e partisë.

Ish presidenti Topi deklaroi se partite e tjera po injorojnë vullnetin e qytetarëve duke i detyruar ata të zgjedhin mes dy alternativave, duke ju referuar koalicioneve të gjera që po ndërtojnë demokratët dhe socialistët. Fryma e Re Demokratike, deklaroi zoti Topi do të jetë alternativa e tretë për qytetarët e cila sic theksoi ai ofron garanci dhe siguri për një qeverisje më të mirë.

Ndërkohë duket se të njejtin vendim do të marrë edhe Aleanca Kuqezi e cila dukej shumë afër një marrëveshjeje me socialistët. Sot kryetari i saj Kreshnik Spahiu bëri publike gjashtë kushte, pranimi i së cilave do të bënte të mundur bashkëpunimin me forcat e opozitës. Por burime nga partia socialiste shpjeguan se bisedimet me Aleancën Kuqezi nuk u përmbyllën për shkak të kërkesave të kësaj të fundit për të patur garanci për disa vende deputetësh për kandidatët e saj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG