Lidhje

Liria e shtypit në Shqipëri


Liria e shtypit në Shqipëri

Liria e shtypit në Shqipëri

Liria shtypit mbetet një sfidë madhore e shoqërisë së sotme në shumë vende të botës. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të lirisë së Shtypit, Organizata Gazetarët Pa Kufi publikoi një listë me emrat e 40 diktatorëve ose krerëve shtetesh që i cilëson si figura të fuqishme, por të rrezikshme dhe mbi ligjin. Organizata veçon presidentin e Kinës, atë të Kubës dhe presidentin iranian si 3 ndër dhunuesit më të rëndë të lirisë së shtypit. Ndër udhëheqësit e tjerë përfshiheshin Vladimir Putin i Rusise, Kim Jong Il i Koresë së Veriut dhe Than Shwe i Birmanisë. Ndërkaq në Shqipëri, gazetaret shprehen me shqetesim per veshtiresite financiare, qe i detyrojne mediat te humbin pavaresine. Analistet mendojne se shtypi dhe mediat elektronike shqiptare jane vazhdimisht nen presion dhe shkelin vazhdimisht etiken, te detyruar nga pronaret e tyre biznesmene dhe politikane.

XS
SM
MD
LG