Lidhje

Freedom House: Numri i njerëzve me qasje në median e lirë e të pavarur është në rënie

  • Zëri Amerikës

Freedom House: Numri i njerëzve me qasje në median e lirë e të pavarur është në rënie

Freedom House: Numri i njerëzve me qasje në median e lirë e të pavarur është në rënie

Një grup me qendër në Shtetet e Bashkuara që vëzhgon të drejtat e njeriut, thotë se numri i njerëzve që kanë qasje në median e lirë e të pavarur, është në rënie dhe ka arritur në nivelet më të ulta në më shumë se 1 dekadë.

Në raportin e saj të përvitshëm që vëzhgon 193 vende dhe territore, Freedom House thotë se 68 vende renditen si vende me “ shtyp të lirë”, 65 me shtyp pjesërisht të lirë, dhe në 63 vende nuk ka liri shtypi.

Grupi thotë se gjatë 5 viteve të kaluara, përkeqësimi i lirisë së shtypit ka prekur çdo rajon, dhe vetëm një në 6 njerëz jetojnë në vende me një shtyp që vlerësohet si i lirë.

Organizata Freedom House thotë se Egjipti, Hondurasi, Hungaria, Meksika, Koreja e Jugut , Tailanda dhe Ukrainia ishin mes atyre vendeve ku shihet rënie e ndjeshme. Freedom House thotë se qeveritë shtypëse kanë rritur përpjekjet për të kontrolluar mënyrat e reja të komunikimit, si televizionet satelitore, Internetin dhe celularët.

Raporti bën të ditur se përmirësimet domethënëse në Afrikën Nën-Sahariane dhe në pjesë të ish Bashkimit Sovjetik kanë ndihmuar në balancimin e situatës së përkeqësuar të lirisë së shtypit në botë.

XS
SM
MD
LG