Lidhje

Freedom House i bën thirrje parlamentit të Kosovës të mbrojë lirinë e shprehjes


Freedom House Logo
Freedom House Logo
Organizata Freedom House i bën thirrje Parlamentit të Kosovës të zbatojë normat dhe rekomandimet ndërkombëtare lidhur me lirinë e shprehjes dhe të shtypit, ndërkohë që po diskuton dy nene të kodit penal që kanë të bëjnë me përgjegjësitë penale dhe raportimin e burimeve të informacionit.

Në një njoftim për shtyp, Feedom House thekson se Neni 37 i kodit që parashikon ndjekjen penale të redaktorëve, gazetarëve dhe pronarëve për shkelje të paspecifikuara në medias, përbën një kërkcëmin të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe mund të sjellë një vetë-censurë në shkallë të gjerë.

Ky nen, thotë Freedom House, duhet eliminuar krejtësisht, në përputhje me Nenin 19 të Konventës Ndërkombëtre të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat Civile dhe Politike dhe në përputhje me Nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila garanton të drejtën e lirisë së shprehjes pa ndërhyrje nga autoritetet publike.

Neni 38 parashikon rastet kur gazetarët janë të detyruar me ligj të zbulojnë burimet e informacionit. Freedom House shprehet dakord me rekomandimet e shoqërisë civile dhe të organizatave të monitorimit të medias në Kosovë se neni përmban terma të përgjithëshme në formën e tanishe dhe duhet të rishikohet, në vend që të eliminohet, në përputhje me “Rekomandimin 1950” të Këshillit të Evropës, për të kufizuar zbulimin e detyruar të burimeve “në raste të jashtëzakonëshme, kur interesat jetësore të publikut ose të individit janë në rrezik dhe kjo të jetë e argumentuar bindshëm”.

Kosova është kategorizuar si një vend pjesërisht i lirë në Raportin e Feedom House për lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit nëpër botë në 2012.
XS
SM
MD
LG