Lidhje

Ndahet nga jeta Glenn Frey i Eagles


Këngëtari dhe kantautori Glenn Frey, një nga themeluesit e grupit the Eagles, ndër grupet më të njohura amerikane të pop rokut, vdiq dje në moshën 67 vjeçare.

Në një deklaratë për mediat grupi tha se Glenn Frey vdiq në Nju Jork nga komplikimet e një artriti reumatoid dhe të pneumonisë, nga e cila kishte disa javë që vuante.

Frey, së bashku me Don Henley-n, e formuan grupin the Eagles në fillim të viteve 70. Albumi me hitet e këtij grupi, së bashku me albumin tjetër "Hotel California", janë ndër më të shiturit e të gjitha kohërave.

The Eagles u ndanë në vitin 1980 dhe Frey pati disa suksese në karrierën e tij solo. Grupi u ribashkua në vitin 1994 dhe koncertet e tij u bënë ndër më popullorët në botë.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se grupi do të nderohej në Qendrën Kennedy të Uashingtonit muajin e kaluar. Por ceremonia u shty për shkak të problemeve shëndetësore të Freyt.

The Eagles hynë në hollin e Famës të rokenrollit në vitin 1998.

XS
SM
MD
LG