Lidhje

Mediat belge: Deputeti Frroku i dënuar për vrasje

  • Armand Mero

Mediat belge publikuan mbrëmë një lajm sipas të cilit deputeti shqiptar Mark Frroku, drejtuesi i partisë Kristian demokrate në koalicion me socialistët në pushtet, është i dënuar me 10 vjet burg në Belgjikë nën akuzën e vrasjes.

Vendimi, sipas mediave belge, është marrë në 2010, ndërsa Frroku dhe tre shqiptarë të tjerë të akuzuar ishin liruar. Bëhet fjalë për vrasjen e një tjetër shqiptari në vitin 1999 si pjesë e përplasjeve të klaneve që kontrollonin një rrjet prostitucioni. Një proces i ri është hapur nga drejtësia belge dhe një seancë ndaj Frrokut i cili sipas mediave përdorte një emër tjetër, është parashikuar në shkurt të këtij viti.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi edhe në mediat shqiptare, deputeti Frroku deklaroi se sipas tij bëhej fjalë për një njoftim të pavërtetë dhe të nxitur politikisht, duke u shprehur se ai nuk ka asnjë dënim në asnjë vend të botës e se nuk ka probleme me Drejtësinë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG