Lidhje

Sëmundja e fruthit mund të bëhet përsëri një kërcënim


Sëmundja e fruthit mund të bëhet përsëri një kërcënim
Sëmundja e fruthit mund të bëhet përsëri një kërcënim

Thuajse i zhdukur në shumë vende, sëmundja e fruthit mund të bëhet përsëri një kërcënim. Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njofton se rastet e fruthit kanë ardhur duke u shtuar në 33 vende. Studiuesit argumentojnë se përpjekjet për çrrënjosjen plotësisht të fruthit kanë hasur në vështirësi për shkak të mos mbështetjes financiare dhe mungësës së vullnetit politik të qeverive.

Vetëm kur ekspertët e shëndetit mendonin se ishin pranë zhdukjes së fruthit, kjo sëmundje filloi të rishfaqej në disa vende në Evropë, Afrikën nën-Sahariane dhe Azi. Kjo, jo vetëm në vendet me të ardhura të ulëta. Edhe Franca ka është ndeshur me raste të shumta të fruthit, pavarësisht nga vaksinat në dispozicion dhe infrastrukturës së mirë shëndetësore.

Andrea Gay pranë shoqatës Nisma kundër Fruthit thotë se vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim përballen me probleme të ndryshme për përmbajtjen e infeksionit.

"Në shumë raste në vendet në zhvillim,fëmijët nuk vaksinohen sepse vaksinat mungojnë. Por në vendet e zhvilluara vaksina ka, por njerëzit zgjedhin tjetër alternativë, të mos vaksinohen".

Andrea Gay thotë mjekët pediatër duhet të jenë më vigjilent dhe qeveritë duhet të bëhen më të angazhuara për parandaluar sëmundjen."

Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj këtij infeksioni i rrugëve të frymëmarrjes që mund të çojë në ndërlikime të rënda si verbërim dhe vdekje. Nga fruthi në botë vdesin çdo ditë 450 fëmijë.

Kombet e Bashkuara e kanë luftuar për vite fruthin. Dhe qëllimi i OKB-së për pakësimin e vdekjeve nga kjo sëmundje thuajse u arrit gati tre vjet më parë.

"Në fund të vitit 2008, çdo vend në botë kishte arritur objektivin për pakësimin 90 përqind të vdekshmërisë nga fruthi, më përjashtinm të Indisë, një vend i madh e me shumë raste të fruthit".

Por ekspertët thonë se është e rëndësishme për të eliminuar fruthin nga të gjitha pjesët e botës. Përndryshe sëmundja do të vazhdojë të qarkullojë nga rajone ku ende ekziston.

Andrea Gay thotë se shpenzimet për vaksinën kundër fruthit janë vetëm 1 dollarë për fëmijë. Pengesë, thotë ajo, është mungesa e angazhimit politik në shumë vende.

"Sepse fruthi tani për tani është më pak i përhapur dhe njerëzit nuk e shohin sëmundjen, por ata shohin shumë sëmundje të tjera dhe harrojnë se pa vaksinim, fruthu mund të kthehet përsëri në shkallë të gjërë".

Sipas Nismës kundër Fruthit, kjo shoqata do të marrë rreth 212 milionë dollarë bga viti 2012 deri më 2015 me objektiv zhduken e fruthit deri në vitin 2020.

XS
SM
MD
LG