Lidhje

Fshati i simuluar afgan për stërvitjen e ushtrisë britanike

  • Jennifer Glass

Fshati i simuluar afgan për stërvitjen e ushtrisë britanike

Fshati i simuluar afgan për stërvitjen e ushtrisë britanike

Ushtria britanike ka ndërtuar një fshat të rremë afgan në një zonë rurale të Britanisë për t’i krijuar idenë ushtarëve të vet se cilat do të jenë sfidat ushtarake dhe kulturore me të cilat do të përballen ata në Afganistan. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Xhenifer Glase njofton nga Zona e Stërvitjes në Stanford të Britanisë.

Një sulm afgan i simuluar, 8 mijë kilometra larg frontit, në një kamp të veçantë stërvitjeje në zonat rurale të Britanisë. Operacioni Pantera Pashtu është krijuar për t’i përgatitur këta ushtarë që të nisen në mars për në Afganistan.

Kjo është “zona e gjelbër” ku është pylli dhe zëvendëson gjethet që mund të përdorin kryengritësit për t’u maskuar.

Kjo stërvitje gjashtë-ditore synon t’i ekspozojë ushtarët ndaj gjithçkaje që mund të ndeshin në Afganistan.
“Nëse mund t’u krijojmë ushtarëve idenë se si është të jesh në Afganistan, atëherë, kur ata të gjenden në situtata të vështira atje, u jep atyre më shumë mundësi për të reaguar si duhet.”

Prandaj kanë ndërtuar një fshat afgan. Frutat mund të jenë plastike, por njerëzit janë afganë të vërtetë, rreth 120 prej tyre, që flasin në gjuhën e tyre për t’i mësuar ushtarët të operojnë në një ambjent të huaj.

Ushtarët ndërrohen mes pozicioneve në terren dhe në fshat. Udhëheqësi i patryllës, leitnanti Ross Hold mezi pret të dislokohet.
“Është një ambinet që ndryshon gjithnjë dhe mendoj se do të jetë interesante. Mendoj se do të ketë vështirësi nganjëherë, por do të jetë edhe shpërblyese.”

Britani ka humbur më shumë se 100 ushtarë në Afganistan në vitin 2010, rreth një e treta e numrit të përgjithshëm të britanikëve të vrarë gjatë gati një dekade konflikti. Ky ishte viti më i përgjakshëm për britanikët. Prandaj ushtria e konsideron këtë ushtrim si shumë të rëndësishëm.

Stërvitja synon t’i vërë ushtarët në sa më shumë skenare të ndryshme që të jetë e mundur, shumë prej tyre, shembuj të vërtetë të mbledhur nga terreni në Afganistan, kështu që kur trupat të dislokohen të ketë sa më pak surpriza që të jetë e mundur.
Si per shembull si të veprosh me civilë të plagosur afganë dhe kur t’i lejosh afganët të të afrohen. Si dhe mënyra më e mirë për evakuimin e të plagosurve.

Megjithëse mësimi i kërcpnimeve konvencionale ushtarake është i vlefshëm, leitnanti Lieutenant Andrew Steer mendon se mësimet kulturore janë më të rëndësishmet.
“Pa dyshim që do të ketë luftë, por arsyeja që jemi atje është për të garantuar sigurinë dhe për të rindërtuar vendin, prandaj pres që të kemi shumë kontakte me popullsinë vendase, për të bërë të mundur rindërtimet dhe arsimin.”
Ushtria britanike thotë se forcat e saj do t’i japin fund rolit të tyre luftarak në Afganistan deri në vitin 2015. Për ta bërë këtë të mundur, thonë ata, duhet edhe të fitojnë besimin e popullit afgan.

XS
SM
MD
LG