Lidhje

Problemet në Fukushima

  • Steve Herman

Qeveria e Japonisë thotë se do të marrë rolin udhëheqës në përpjekjet për të ndaluar rrjedhjet e ujit radioaktiv në centralin bërthamor Fukushima. Reaktorët bërthamorë janë gjymtuar nga një cunami i shkaktuar nga një tërmet shkatërrues dy vjet e gjysmë më parë.

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka premtuar të shpenzojë çdo gjë të nevojshme për të mbajtur në kontroll katastrofën në vazhdim të reaktorëve të shkatërruar në Fukushima, në bregdetin e Paqësorit në verilindje të vendit.

Zoti Abe ndërmorri hapa të marten pasi përsëriti se rrjedhja e ujit toksik në central tregon se operatorët e uzinës nuk kanë qënë në gjendje të menaxhojë pastrimin e duhur.

Kryeministri japonez tha se nuk mund të vazhdojë t’i lihet në dorë Kompanisë Elektrike të Tokios (TEPCO) të zgjidh problemet që rezultojnë nga rrjedhja e ujit të kontaminuar. Zoti Abe shpjegoi se qeveria duhet të udhëheqë me masa të koordinuara dhe gjithëpërfshirëse, dhe jo të paplanifikuara.

Një nga përgjigjet do të jetë ndërtimi i një muri mbrojtës rreth reaktorëve për të ndalur kontaminimin e ujit që bie në kontakt me tokën.

Rregullatori bërthamor i Japonisë po shpreh shqetësime rreth qëndrueshmërisë së termocentralit të shkatërruar pas zbulimeve të rrjedhjes së ujit.

Shuma fillestare e financimeve publike të premtuara nga qeveria për pastrimin është 470 milionë dollarë.

Kevin Maher, ish diplomat amerikan që drejtoi ekipin amerikan të ndihmës ndaj katastrofës së marsit 2011, i tha Zërit të Amerikës se financimi i qeverisë është thelbësor për pastrimin.

"Nuk ka mundësi që një kompani si TEPCO të mbijetojë me të gjitha detyrimet e mëdha me të cilat janë duke u përballur. Kam parë vlerësime diku nga një total 13, 14, 15 trilion jen – gati 150 miliard dollarë. 400 milionë dollarë shtesë janë thelbësore, por jo të mjaftueshme për të zgjidhur problemin. Shpresojmë se ky do të jetë hapi i parë i qeverisë duke marrë një rol më aktiv në menaxhimin e procesit, jo vetëm për të siguruar paratë e TEPCOs."

Zoti Maher, tani këshilltar i lartë me kompaninë NMV të konsulencës në Uashington, thotë se kompanitë që po drejtojnë tani pastrimin nuk kanë eksperiencën e duhur.

"Ata duhet të kenë një menaxher të programit që raporton tek qeveria. Dhe ky menaxher duhet të ketë autoritetin të marr vendime të vështira përsa i përket efektshmërisë, kostos dhe sigurisë për të pastruar uzinën sa më shpejt."

Zyrtarët japonezë janë të kënaqur që rrjedhja e ujit nuk përbën kërcënim për vende të tjera pasi radiacioni shpërbëhet në Oqeanin Paqësor. Por qyteti më pranë uzinës, i braktisur që nga aksidenti, nuk ka të ngjarë të popullohet për disa vjet në vazhdim.
XS
SM
MD
LG