Lidhje

Fullani: Blerja e Hotel Dajtit do të jetë transparente


Fullani: Blerja e Hotel Dajtit do të jetë transparente
Fullani: Blerja e Hotel Dajtit do të jetë transparente

Në Shqipëri guvernatori i Bankës Qëndrore u prononcua sot për herë të parë rreth transaksionit të shumëpërfolur për blerjen nga ana e Bankës për 30 milion euro të ish hotel Dajtit.

Guvernatori Fullani në deklaratën e parapërgatitur për këtë çështje shtoi se procedurat qe Banka ka ndjekur e do ndjeke deri në momentin e blerjes së plotë të ish Hotel Dajtit do të jenë transparente dhe se ai ishte i kënaqur që godinës do t'i rikthehej shkëlqimi i mëparshëm.

Zoti Fullani nuk pranoi asnjë pyetje dhe nuk i dha kështu përgjigje dyshimeve të shumta të ngritura për këtë transaksion financiar lidhur me mungesën e një gare për blerjen e hotelit, me faktin nëse kjo blerje ishte parashikuar në buxhetin e Bankës qëndrore, apo të faktit tjetër se përse Banka e cila do rikonstruktohet e zgjerohet blen një godinë të rrënuar për ristrukturimin e së cilës nevojiten shumë milion të tjerë euro sipas ekspertëve të fushës.

XS
SM
MD
LG