Lidhje

Fullani propozohet nga presidenti për postin e guvernatorit të Bankës Qëndrore

  • Armand Mero

Fullani propozohet nga presidenti për postin e guvernatorit të Bankës Qëndrore

Fullani propozohet nga presidenti për postin e guvernatorit të Bankës Qëndrore

Në Shqipëri presidenti Bamir Topi propozoi sot guvernatorin aktual Ardian Fullani per një mandat të dytë në krye të Bankës Qëndrore të Shqipërisë. Propozimi i tij, vjen pasi parlamenti miratoi javën e shkuar 6 emra të rinj për në Këshillin Mikqyrës të Bankës, mes të cilëve dhe ripërtëritja e mandatit si anëtar i këtij bordi për zotin Fullani. Opozita reagoi negativisht ndaj propozimit të presidentit Topi. “Në këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar. Mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë”, u shpreh përmes një deklarate për shtyp kryetari socialist Edi Rama sipas të cilit, zoti Fullani ka bërë një “drejtim të politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së Shqipërisë.” Socialistët paralajmërojnë votën e tyre kundër. Megjithatë, në ndryshim nga kandidatura e pak ditëve më parë për kryetarin e Kontrollit të lartë të Shtetit, zotit Sali Shehu e cila u kundërshtua nga shumica me argumentimin se “presidenti nuk u konsultua më parë me parlamentin”, këtë herë propozimi i zotit Fullani pritet të kalojë pa polemika të reja, duke qenë se emri i tij si anëtar i Këshillit Mbikqyrës, është propozuar nga qeveria.

XS
SM
MD
LG