Lidhje

Fullani: Qëndrueshmëria e rritjes ekonomike do të varet nga sektori privat

  • Armand Mero
  • Tiranë

Fullani: Qëndrueshmëria e rritjes ekonomike do të varet nga sektori privat

Fullani: Qëndrueshmëria e rritjes ekonomike do të varet nga sektori privat

Në Shqipëri, guvernatori i Bankës Qendrore Ardian Fullani tha sot se qëndrueshmëria e rritjes ekonomike do të varet nga shpejtësia me të cilën sektori privat do të rimarrë veten.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës të Bankës, guvernatori tha se rritja ekonomike pritet të mbetet në nivelet e shfaqura në fillim të vitit, 3.4 përqind, duke mbetur nën mundësitë e saj, ndërsa garantoi se inflacioni do të vazhdojë kurbën rënëse, duke mbetur brenda objektivit prej 2 deri 4 përqind.

XS
SM
MD
LG