Lidhje

Arrestohet zyrtari i dhjetë për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë


Qeveria deklaroi se ky është një akt i rëndë kriminal dhe një sfidë e madhe për drejtësinë.

Prokuroria shqiptare arrestoi sot Dorian Çollakun, ish-drejtor i departamentit të emisionit në Bankën e Shqipërisë nën akuzën për shpërdorim detyre, në valën e hetimeve për vjedhjen e një sasie të madhe parash në Bankën e Shqipërisë. Hetuesit argumentuan se gjatë 15 muajve ai nuk ka hartuar asnjë rregullore, apo akt nënligjor për të rritur sigurinë në bankë, dhe me mosveprime ka krijuar mundësi për abuzime.

Ish drejtori i vetëdorëzuar Çollaku është zyrtari i dhjetë që arrestohet pga prokuroria për vjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë. Ardian Bitraj akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre, dy janë akuzuar për moskallëzim krimi, Çollaku për shpërdorim detyre, sepse nuk nxorri akte nënligjore për veprimtarinë e departamentit, dhe 6 zyrtarë të tjerë akuzohen për shpërdorim detyre, sepse nuk kanë zbatuar rregulloren e punës.

Po sot Shoqata e Bankave e quajti ngjarje të rëndë vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, por siguroi klientët se veprimtaria e bankave tregtare vijon normalisht. Së bashku me investimet e depozituesve. Veprimtarë të shoqërisë civile bënë të ditur nga ana tjetër se do të vazhdojnë nesër protestat për dorëheqjen e guvernatorit Ardian Fullani ose shkarkimin e tij nga autoritetet shtetërore.

Vjedhjen e Bankës së Shqipërisë qeveria e quajti një ngjarje shumë të rëndë dhe se bashkohej me shqetësimin e opnionit publik. Në një deklaratë shtyp pas mbledhjes së sotme qeveria theksoi se ky është një akt i rëndë kriminal dhe një sfidë e madhe për drejtësinë, që të ndriçojë ngjarjen dhe të ndëshkojë çdo person të përfshirë në krimin tronditës. Qeveria tha se në bashkëpunim me parlamentin dhe me institucionet financiare ndërkombëtare, pa cënuar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, është nevoja të gjenden masa ligjore që garantojnë kontrolli dhe transparencën e saj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG