Lidhje

Funeralet e tre aktivisteve kurde


Pjesëmarrësit në funeral hidhnin parrulla solidariteti gjatë marshimit që shoqëronte arkivolët e grave, që u çuan dje me avion në Turqi nga Franca

Mijëra kurdë u mblodhën në qytetin Diarbakir në Turqinë juglindore, për funeralet e tre aktivisteve kurde, që u vranë javën e kaluar në Francë.

Pjesëmarrësit në funeral hidhnin parrulla solidariteti gjatë marshimit që shoqëronte arkivolët e grave, që u çuan dje me avion në Turqi nga Franca. Tre gratë, Sakine Cansiz, Fidan Dogan dhe Leyla Soylemez, u gjetën të vrara më 10 janar në Qendrën kurde të Informacionit në Paris.

Sakine Cansiz ishte një nga themelueset e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një grup i jashtëligjshëm, që përpiqet për vetëqeverisjen e popullsisë kurde në Turqinë juglindore.

Turqia ka lënë të kuptohet se vrasjet lidhen me negociata e vashdueshme mes qevrisë turke dhe udhëheqësit të burgosur të PKK-së Abdullah Oçalan, ndërsa aktivistët kurdë thonë se ky akt mund të jetë kryera nga ektremistë turq.

Pas funeralit, trupat e tre grave u çuan për t’u varrosur në qytetet e tyre.
XS
SM
MD
LG