Lidhje

Funerali i këngëtarit pakistanez Amjad Sabri

  • Ayaz Gul

Në Karaçi të Pakistanit, dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në varrimin e këngëtarit të njohur të sektit Sufi, Amjad Sabri, i cili u vra dje.

Një grup që dikur ishte pjesë e organizatës ekstremiste të ndaluar, Talebani Pakistanez, mori përgjegjësinë për vrasjen e 45-vjeçarit, një nga këngëtaret më të njohur të "Kavallit”, një stil muzikor që i ka rrënjët te sufizmi, formë mistike e besimit Islam, e praktikuar në Pakistan dhe Indi për shekuj me radhë.

Ekstremistët fetarë e kundërshtojnë sufizmin, duke thënë se ai nuk ka të bëjë me fenë islame. Përkrahësit e grupit Talibani Pakistanez, vitet e fundit kanë ndërmarrë sulme kundër pasuesve dhe objekteve të lidhura me sufizmin.

XS
SM
MD
LG