Lidhje

Fuqitë botërore i bëjnë thirrje Iranit të hyjë në bisedime për programin e tij bërthamor

  • Isabela Cocoli

Një grup i gjashtë fuqive botërore i ka bërë thirrje Iranit të hyjë në bisedime për programin e tij bërthamor dhe të lejojë inspektorët ndërkombëtarë të hynë në një bazë ushtarake ndërkohë që qarkullojnë lajmve se Teherani mund të jetë duke fshirë të dhënat që kanë të bëjnë me eksperimentet e tij bërthamore.

Grupi i njohur si P5+1 shprehu keqardhjen e tij dje rreth përshkallëzimit të fushatës së Iranit për pasurimin e uraniumit dhe tha se procesi i negociatave duhet të japë rezultate konkrete. Thirrja e përbashkët në mbledhjen e bordit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, përfshinte edhe hapjen e bazës ushtarake Parchin për inspektorët, ashtu siç kishte premtuar Teherani.

Diplomatët perëndimorë që u informuan nga një zyrtar i lartë i Agjencisë thanë se Irani mund ta shtyjë udhëtimin e inspektorëve në Parchin, me qëllim që ekipet të pastrojnë gjurmët e provave të shpërthimeve që kanë lidhje me projektin e një bombe bëthamore. Ata iu referuan një seri imazhesh që morën kohët e fundit me satelit mbi kompleksin Parchin që tregoni ndryshime të dukshme në strukturën e tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG