Lidhje

Fuqitë botërore i kërkojnë Iranit të rifillojë bisedimet mbi programin bërthamor

  • Zëri Amerikës

Fuqitë botërore i kërkojnë Iranit të rifillojë bisedimet mbi programin bërthamor

Fuqitë botërore i kërkojnë Iranit të rifillojë bisedimet mbi programin bërthamor

Gjashtë fuqitë e botës po bëjnë përpjekje të tjera për ta bindur Iranin të rifillojë bisedimet rreth programit të tij bërthamor, pasi nuk morën asnjë përgjigje zyrtare për një ftesë të mëparshme.

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila përfaqëson fuqitë botërore, i kërkoi Iranit sot që t’i përgjigjet menjëherë ofertës për të zhvilluar 3-ditë bisedime në Vienë të Austrisë. Në takimet e planifikuara për në 15 deri 17 nëntor do të mernin pjesë zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania.

Në fëllim të këtij muaji, Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad tha se Irani do të mirëpriste një raund të ri bisedimesh rreth programit të tij bërthamor, por ai paralajmëroi gjithashtu se qeveria e tij nuk do të heqë dorë nga asnjë prej të drejtave të saj ndërkombëtare. Irani nuk i është përgjigjur zyrtarisht ftesës së parë, që iu paraqit më 14 tetor.

Shtetet e Bashkuara dhe 5 fuqitë e tjera botërore dyshojnë se Irani po prodhon armë bërthamore. Teherani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG