Lidhje

Gruevski për Fushën e Lukovës


Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, që për herë të parë sot u prononcua në lidhje me projektin për “Fushën e Lukovës”, tha se qeveria e tij nuk do të ndërtojë një projekt i cili do t’i dëmtonte qytetarët dhe ambientin.

Por ai la të kuptohej se Banka Botërore është duke përgatitur projektin mbi ndikimet ndaj ambientit dhe kur të mësohen përparësitë apo dobësitë e mundshme, atëherë do të merret një vendim përfundimtar. “Nëse projekti rezulton se nuk ka dëme serioze për mjedisin as për qytetarët, në këtë rast do të shkojmë më tej dhe projektin do ta realizojmë.

Nëse ai rezulton se është i dëmshëm për mjedisin, për qytetarët dhe fqinjët, projektin e tillë, nuk do ta mbështesë Banka Botërore “, tha kryeministri maqedonas. Ndërkohë, në Tetovë, disa dhjetra të rinj protestuan sot kundër ndotjes së mjedisit
XS
SM
MD
LG