Lidhje

Fushata e kandidatëve republikanë përpara zgjedhjeve në Florida


Fushata e kandidatëve republikanë përpara zgjedhjeve në Florida

Fushata e kandidatëve republikanë përpara zgjedhjeve në Florida

Dy kryesuesit e garës nga e cila përzgjidhet se kush do të përballet me presidentin Obama në nëntor, zhvilluan fushata në Floridë të shtunën.

Zoti Romney, një investitor multimilioner dhe ish guvernatori i Massachusetts, kryeson garën në anketat e fundit. Ai tha se fushata e tij po gjen nxitje mes votuesve:

“Ata shohin një president që po na kthen ne në një shtet social të stilit evropian. Një president që frymëzohet nga kryeqytetet evropiane. Por ne frymëzohemi nga populli amerikan.”

Zoti Gingrich po ashtu zhvilloi fushatë dje në Florida. Ai thotë se votuesit i kanë thënë atij se duan një republikan konservator të sfidojë Obamën në zgjedhjet presidenciale:

Ata e kanë kuptuar se një i moderuar nuk do ta mundë atë, sikurse nuk fituam në vitin 1996 me një të moderuar, nuk fituam në 2008 me një të moderuar, ndaj të qënurit i vetmi konservator i modelit Regan në garë, më jep mua avantazh të vërtetë.”

Ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve e mori mbështetjen të shtunën nga një ish rival, manjati i industrisë së picave Herman Cain. Zoti Cain i dha fund garës në fillim të dhjetorit pasi u akuzua për ngacmime seksuale dhe mardhënie jashtëmartesore.

Ndërkohë, dy kadidatët e tjetrë, ish senatori Rick Santorium dhe kongresmeni Ron Paul po zvarriten në garë me një diferencë të madhe.

XS
SM
MD
LG