Lidhje

Kandidatët presidencialë 10 ditë para zgjedhjeve


Ndërsa vetëm 10 ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij republikan Mit Romni zhvilluan fushatë në 4 shtete të ndryshme, në përpjekjet e fundit për të siguruar mbështetjen e votuesve të pavendosur.

Të dy kandidatët bënë ndryshime në grafikun e fushatave të tyre, për shkak të uraganit Sandy. Zoti Romni bëri fushatë dje në Florida, shtet që i ka shpëtuar rrezes së uraganit. Zoti Romni kritikoi presidentin, duke thënë se axhenda e tij është pa vizion dhe premtoi se po u zgjodh president, ai do të ndërtojë ura komunikimi me demokratët e Kongresit.

Rreth 2 mijë kilometra në veri, presidenti u tha përkrahësve të tij në Mançester të Nju Hempshirit se katër votat elektorale të shtetit janë të rëndësishme për fitoren e kësaj gare presidenciale tepër të ngushtë. Që të dalë fitues në zgjedhje, një kandidati i duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zoti Obama kryeson në shtetet dhe në Distriktin e Kolumbias, që përfaqësojnë 237 vota elektorale, ndërsa zoti Romni kryeson garën në shtetet që kanë 191 vota elektorale. Në 9 shtete gara po zhvillohet tepër e ngushtë, mes tyre edhe New Hampshire.

Të dy kanditatët po u bëjnë thirrje përkrahësve të tyre të votojnë më herët dhe ekspertët llogarisin se megjithë votat e amerikanëve që nuk ndodhen në Shtetet e Bashkuara, deri tani kanë votuar 10.5 milionë zgjedhës.
XS
SM
MD
LG