Lidhje

Romney grumbullon më tepër fonde


Fushata e kandidatit republikan për president, Mitt Romney ka një avantazh të madh përkundrejt fushatës së Presidentit Barack Obama për sa i përket fondeve të fushatave.

Sipas raporteve të njoftuara dje nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve, zoti Romney dhe republikanët grumbulluan 101 milion dollarë në muajin korrik, krahasuar me 75 milion dollarë të grumbulluara nga presidenti dhe demokratët.

Republikanët kishin në displozicion 186 milion dollarë, ndërsa demokratët kishin 124 milion dollarë.Këto shuma nuk përfshijnë fondet e shpenzuara nga grupe të jashtme politike.

Faqja e Internetit Politico njoftoi dje se gjatë dy javëve të para të gushtit, organizatat më të mëdha pro-Romney-it shpenzuan 8 herë më shumë se sa komiteti politik më i madh pro zotit Obama, Priorities USA Action.
XS
SM
MD
LG