Lidhje

SHBA: Rivalët presidencialë vazhdojnë fushatën në shtete kyçe


Ndërsa gara për në Shtëpinë e Bardhë vazhdon, presidenti Barack Obama dhe sfiduesi i tij republikan Mitt Romney po zhvillojnë sot fushata në shtetet kyçe.

Presidenti Obama po zhvillon një tubim në shtetin e Virxhinias, kurse zoti Romney ka një veprimtari në Nevada.

Anketat e opinionit public tregon se zoti Obama kryeson ndaj zotit Romney në Virxhinia dhe shumicën e shteteve të ashtuquajtura “të lëkundura” që pritet të vendosin fituesin në zgjedhjet e 6 nëntorit.

Presidenti po kryeson gjithashtu në fushatën për grumbullim fondesh, me gati 89 milion dollarë për t’i shpenzuar në harkun përfundimtar të fushatës krahasuar me zotin Romney që ka 50 milion.

Në një përpjekje për të tërhequr votuesit e moshuarit, zoti Obama foli gjithashtu përmes satelitit sot me një grup lobistësh për njerëzit mbi moshën 50 vjeçare.
XS
SM
MD
LG