Lidhje

NATO pret më shumë aeroplanë për të intensifikuar sulmet ajrore në Libi


NATO pret më shumë aeroplanë për të intensifikuar sulmet ajrore në Libi
NATO pret më shumë aeroplanë për të intensifikuar sulmet ajrore në Libi

NATO pret që aleatët e koalicionit të dërgojnë më shumë aeroplanë për të intensifikuar sulmet ajrore kundër regjimit të udhëheqësit liabian, Moamar Gadafi.

Sekretari i Përgjithsëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha sot, pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s Berlin, se përforcimet do të mbërrijnë "në një të ardhme shumë të afërt".

Britania dhe Franca u kanë kërkuar vendeve aleate që të dërgojnë aeroplanë të tjerë luftarakë për të shtuar sulmet kundër objektivave tokësore në Libi.

Ndërkohë, Rusia paralajmëroi sot aleancën që të mos përdorë forcë të tepruar, madje tha se NATO-ja po e kalon mandatin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur vetëm civilët.

Media shtetrore libiane njoftoi sot se NATO-ja sulmoi Tripolin lindor, zonë që kontrollohet nga forcat qeveritare. Media perëndimore njoftoi se forcat qeveritare hapën zjarr me më shumë se 100 raketa mbi qytetin e rrethuar të Misratës.

Po sot, udhëheqësit perëndimorë të koalicionit u zotuan se NATO-ja do të vazhdojë fushatën ushtarake në Libi derisa Muamar Gadafi të largohet nga pushteti.

Udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara thanë se koalicioni i NATO-s do të vazhdojë fushatën ushtarake në Libi derisa Muamar Gadafi të largohet nga pushteti.
Kryeministri britanik Dejvid Kameron, Presidenti francez Nikola Sarkozi dhe ai amerikan Barak Obama u shprehën se të lejosh zotin Gadafi të qëndrojë në pushtet do të ishte “tradhëti e pandërgjegjshme” ndaj popullit libian.

Në një artikull të përbashkët të botuar në disa gazeta ndërkombëtare, udhëheqësit shkruan se është “e papranueshme që një person, që ka masakruar popullin e vet, të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme” të vendit.

Vajza e zotit Gadafi mbrojti sot të jatin, duke kryesuar qindra përkrahës, që u mblodhën përjashta një vile të Gadafit në Tripoli, e cila u bombardua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 1986.

Aisha Gadafi i tha grumbullit të njerzve se dorëheqja e babait të saj do të ishte një "fyerje" për të gjithë libianët.

Në Libi, forcat e zotit Gadafi sulmuan dje me raketa Misratën, qytetin e tretë më të madh të vendit. Kryengritësit antiqeveritarë thanë se të paktën 23 veta u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën. Objekti i sulmit ishte porti i Misratës, lidhja e vetme e kryengritësve me botën e jashtme.

Ndërkaq, televizioni shtetëror i Libisë njoftoi se NATO ka nisur bombardime ajrore ndaj pozicioneve në Tripoli. Dëshmitarët thonë se në qytet pati një sërë shpërthimesh.

Ndërkohë, ministrat e jashtëm të NATO-s janë mbledhur në Berlin për ditën e dytë e të fundit të takimit të tyre, ndërsa përpiqen të kapërcejnë mosmarrëveshjet se si të vazhdohen operacionet ushtarake në Libi. Franca dhe Britania u kanë bërë thirrje vendeve aleate që të intensifikojnë sulmet ajrore kundër forcave të kolonel Gadafit, por vende të tjera kanë shprehur shqetësim rreth zgjerimit të misionit ushtarak.

XS
SM
MD
LG