Lidhje

Fushata zgjedhore në Shqipëri


Ne Shqiperi, qeveria dhe opozita jane perfshire nga veprimtari te ethshme fushateske edhe pse zgjedhjet parlamentare mbahen pas me shume se 3 muajsh.
Opozita socialiste zhvilloi disa tubime ne veri dhe po zbulon nje nga nje emrat e kandidateve per deputete. Po aq e sigurte ne fitore shfaqet edhe Partia Demokratike. Kryeministri Berisha foli dje per investime te reja dhe programe punesimi ne 4vjecarin e ardhshem.
Opozita socialiste vijoi edhe këtë fundjavë me paraqitjen e programit zgjedhor dhe kandidatëve të saj për deputetë në veprimtari të mirëfillta fushateske në zonën veriore të Shqipërisë. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama paraqiti kandidatin për deputet në Dibër Shkëlqim Cani, pas disa ditë turneu takimesh në veri, ku siç tha ai, varfëria dhe korrupsioni mbizotërojnë jetesën në shkallë të gjerë.

Veç të tjerash, socialistët premtuan ndërtimin e rrugës Tiranë Peshkopi, si një mënyrë për të gjallëruar ekonominë e zonës verilindore, ndërsa kryeministri Sali Berisha deklaroi se rruga po ndërtohet dhe se opozita socialiste u kujtua për rrugën e arbërit pasi votuan kundër saj në çdo votim buxheti, ndërsa tani e përmendin vetëm për fushatë zgjedhore.

Kryeministri Berisha i bëri këto komente në një konferencë shtypi të dielën në mbrëmje, ku edhe ai paraqiti projektin e punësimin për 4 vitet e ardhshme, bazuar, sipas tij tek rritja ekonomike, integrimi në BE dhe reformimi i tregut të punës. Kryeministri Berisha përmendi gjithashtu një seri investimesh të huaja në energjitikë, infrastrukturë, së bashku me ambicjet për një mandat të tretë qeverisës.

Qysh nga viti i ri në Shqipëri nuk ka asnjë temë tjetër që të mbizotërojë mediat vendase sa veprimtaritë politike, ndonëse me ligj, fushata zgjedhore mund të zhvillohet vetëm një muaj para datës së zgjedhjeve.

Organizatat e vëzhguesve kanë filluar edhe ato të lëvizin qysh tani. Krahas misioneve të ODIHR-it, po organizahen edhe vëzhguesit vendorë. Koalicioni i Vëzhguesve vendorë pritet të publikojë sot raportin e parë me problemet që janë vërejtur gjatë kësaj periudhe në përgatitjet e zgjedhjeve, nga KQZ, komisionet zonale, partitë politike dhe ministria e brendshme me publikimin dhe korigjimin e listave zgjedhore.

Një numër i madh vëzhguesish po ndjekin në detajet më të imta zhvillimet politike, ndërsa presidenti Bujar Nishani, po kërkon sot vëmendjen e partive politike parlamentare për për vendet që duhen plotësuar në trupën e gjykatës së artë dhe të gjykatës kushtetuese. Presidenti Nishani ka organizuar një seri takimesh me përfaqësues të gjashtë partive kryesore, për të diskutuar kritere dhe cilësi të një antari të ri Gjykatës së Lartë dhe antarët e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG