Lidhje

Fushatë intensive para zgjedhjeve të së martës


Kandidatët presidencialë po përgatiten për zgjedhjet paraprake të së martës në pesë shtete të rëndësishme për nga numri i delegatëve. Pretendentët republikanë i kanë përqëndruar kritikat tek Donald Trumpi duke e fajësuar për aktet e dhunës në tubimet e tyre.

Votimet paraprake në Florida, Ohajo, Ilinoi, Mizuri dhe Karolinën e Veriut janë shumë të rëndësishme për rivalët e zotit Trump, të cilët shpresojnë që ta pengojnë Donald Trumpin në përpjekjet për të siguruar një epërsi të pakapërcyeshme.

Por zoti Trump hedh poshtë akuzat se ka provokuar dhunë, duke i thënë turmës në Bloomington të Ilinoit të dielën se ai do paqe dhe jo trazira.

Ka pasur trazira mes kundërshtarëve dhe përkrahësve edhe në tubimet e organizuara nga fushata e zotit Trump në shtetet ku zhvillohen zgjedhje të martën. Autoritetet kanë arrestuar një numër të vogël protestuesish në këto aktivitete.

Zgjedhjet e së martës janë të rëndësishme pasi pas tyre do të jetë votuar në më shumë se gjysmën e 50 shteteve amerikane. Kandidatët që ende figurojnë poshtë në listë nuk kanë më shumë kohë të dalin në krye dhe të mundin pretendentët kryesorë Trump dhe Clinton. Një votim tjetër masiv do të zhvillohet më 7 qershor por deri atëherë pretendentët nga secila parti do të jenë pak a shumë të përcaktuar.

Numri i Delegatëve për Republikanët (1,237 nevojiten për të fituar)

Trump - 460

Cruz - 370

Rubio - 163

Kasich - 63

Numri i delegatëve për demokratët (2,383 nevojiten për të fituar)

Clinton - 1,231

Sanders - 576

Numri i delegatëve që sigurohen në zgjedhjet e së martës, 15 mars

Florida – 99 republikanë (fituesi i merr të gjithë), 246 demokratë

Ohajo – 66 republikanë (fituesi i merr të gjithë), 159 demokratë

Ilinoi – 69 republikanë (fituesi merr shumicën), 182 demokratë

Karolina e Veriut – 66 republikanë, 121 demokratë

Mizuri – 52 republikanë, 84 demokratë

Trego komentet

XS
SM
MD
LG