Lidhje

Futbollisti argjentinas Lionel Messi nderohet në Barcelonë

  • Zëri Amerikës

Futbollisti argjentinas Lionel Messi nderohet në Barcelonë

Futbollisti argjentinas Lionel Messi nderohet në Barcelonë

Artistët e grafitëve në Barcelonë kanë shënuar marrjen për herë të tretë rradhazi të Topit të Artë nga ana e futbollistit Lionel Messi. Një mural me figurën e sulmuesit argjentinas është pikturuar në një park të qytetit.

Artistët lokalë të grafitëve i kanë bërë të ditur Lionel Messit se çfarë mendojnë ata për të. Futbollisti argjentinas është subjekti i një pikture në mur nga “AXE colours”.

Murali paraqet Messi-n duke ngritur tre gishta, pranë tre topave të artë, për të pasqyruar fitimin e tij për herë të tretë të çmimit prestigjoz të ofruar nga organizata ndërkombëtare e futbollit FIFA.

Piktura, e cila ndodhet në një park të Barcelonës, përmban gjithashtu edhe shkrimin ‘D10S’ për lionel Messin, i cili nënkupton fjalën DIOS, që në spanjisht do të thotë “Zot”.

XS
SM
MD
LG