Lidhje

Integrimi, takime periodike Tiranë-KE


Shqipëria dhe Komisioni Europian do të zhvillojnë takime periodike për një dialog të nivelit të lartë me qëllim përshpejtimin e arritjes së prioriteteve kyce që janë përcaktuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësim
Në përfundim të bisedimeve të para në kuadër të këtij dialogu, komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle tha sot në Tiranë se objektivi kryesor është ai një bashkëpunimi të strukturuar mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian që vendi të ndihmohet të mbajë fokusin e veprimtarisë te reformat e kërkuara.
Përvec rekomandimit që Shqipërisë t’i jepet Statusi kandidat, Komisioni europian ka përcaktuar edhe pesë priorite që duhen plotësuar në mënyrë që vendi të ecë drejt fazës së bisedimeve. Zoti Fyle deklaroi se është rënë dakort për hartimin e një plani veprimi konkret për të parë se si Shqipëria do të japë rezultate për këto 5 fusha, natyrisht me mbështetjen dhe asistencën e Brukselit saktësoi zoti ai.
Komisioneri per Zgjerimin, u shpreh I kënaqur me informacionet që kishte marrë nga qeveria shqiptare për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të irganizuar dhe korrupsionit, dy cështje të ndjeshme për Bashkimin europian, duke deklaruar se do t’I ndante ato me vendet anëtare përpara Këshillit të Ministrave i cili do të duhet të vendosë në dhjetor për statusin kandidat të Shqipërisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG