Lidhje

Komisionari i BE-së për zgjerim viziton Kosovën


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fule qëndron sot në Prishtinë, pak ditë pasi që Kosova dhe Komisioni Evropian përmbyllen negociatat për marrëveshjen e stabilizim asocimit, nënshkrimi i së cilës pritet të muaj në vazhdim. Negociatat për këtë marrëveshje pasuan marrëveshjet e arritura në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Këto bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian i dhanë Serbisë mundësinë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zoti Fule i cili qëndroi dje në Beograd, tha se kjo është një periudhë thelbësore për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian. Ai tha se janë tri përparësi para Serbisë në muajt e ardhshëm: reformat ekonomike, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit si dhe përkushtimi ndaj normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, bashkëpunimit rajonal dhe pajtimit në rajon.
XS
SM
MD
LG