Lidhje

Komisioneri për zgjerim i BE-së në Maqedoni


Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian Shtefan Fyle shkon për herë të tretë brenda vitit në Maqedoni. Herën e kaluar ai ndërmjetësoi marrëveshjen midis partive më të mëdha maqedonase pas incidenteve të dhunshme në Parlament më 24 dhjetor.

Ai gjatë një fjalimi në Këshillin Nacional për Integrime Evropiane kërkoi formimin sa më shpejtë të komisionit për ndriçimin e ngjarjeve të dhunshme.

Fyle viziton Maqedoninë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00
Zoti Fyle dhe delegacioni i Bashkimit Evropian morën pjesë në vazhdimin e takimeve të nivelit të lartë për aderim, me qeverinë e Maqedonisë.
Ai pranoi se vitin e fundit është thelluar shkalla e bashkëpunimit midis Komisionit Evropian dhe Maqedonisë:

“Kjo është koha më e rëndësishme për vendin tuaj”,- tha ai, ndërsa njoftoi se javën që vjen Komisioni do ta paraqesë raportin e posaç ëm për Maqedoninë. Zyrtari evropian bëri të ditur se Dialogu i nivelit të lartë për aderim ka provuar të jetë një katalizator për reformat e këtushme.
Zoti Fyle nënvizoi se duhet bërë më shumë punë për decentralizimin dhe për zhvillimin rajonal, ndërsa lidhur me lirinë e shprehjes ai tha se nuk duhet nënçmuar rëndësia e dekriminalizimit të shpifjes që u miratua vjeshëtn e kaluar dhe se tash përpjekjet duhet të përqendrohen që të sigurohet se gjykatat e vendit do të jenë në gjendje të zbatojnë legjislacionin e ri në përputhje me standardet evropiane.
Zoti Fyle duke folur për zgjedhjet e fundit vendore tha se megjithatë ka pasur një sërë shqetësimesh nga ODIHR-i mbi mungesën e ndarjes nga partia dhe shteti, përfshirë shqetësimet për shpërdorimin e mjeteve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore dhe rolin e medias, në këtë kuadër.
Të gjithë kryetarët e komunave duhet të ndërtojnë marrëdhënie mirëbesimi dhe të përfaqësojnë në mënyrë të njejtë të gjithë qytetarët pa dallim përkatësisë së tyre etnike”, tha zoti Fyle.

Lidhur me përgatijet për një botim mbi zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, komisioneri tha se kjo paraqet një hap përpara për shkak se i nxjerr në mënyrë transparente rezultatet e arritura deri tash dhe bën rekomandime për veprimtarinë e ardhëshme.

“Në këtë periudhë, tha më tej zoti Fyle, të gjthë duhet të përdorin burime të kufizuara në mënyrë sa më efikase që të sigurohet planifikimi strategjik dhe transparent i financave publike për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të bashkohen rreth strategjisë për integrimin evropian dhe të mos e minojnë këtë synim.
Përfaqësues maqedonas të Parlamentit të Maqedonisë, ndërkohë, shkëmbyen akuza me njëri tjetrin në praninë e komisionerit Fyle dhe delegacionit të lij lidhur me ecurinë e zjedhjeve vendore, dhe jo vetëm.

Autoritetet maqedonase shpresojnë në një raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
XS
SM
MD
LG