Lidhje

Fyle, Shqipëria ka përspektivë reale për përparim në rrugën europian


Shqipëri: Fyle i bën thirrje polikës dhe shtetit për kompromis në çështjet zgjedhore

Shqipëri: Fyle i bën thirrje polikës dhe shtetit për kompromis në çështjet zgjedhore

Komisioneri Europian për Zgjerimin Stefan Fyle tha sot se Shqipëria ka një përspektivë reale për përparim në rrugën e saj europian nëse vendi do të ofrojë një masë kritike rezultatesh në përmbushjen e 12 prioriteteve kyce të opozionin të Komisionit Evropian.
Këto komente komisioneri Fyle i bëri gjatë takimit që pati sot në Bruksel me presidentin shqiptar Bujar Nishani. Zoti Fyle vuri theksin te aprovimi i ligjit për Gjykatën e Lartë dhe përfundimin e reformës parlamentare, ndërsa cilësoi si të rëndësishme edhe heqjen e imunitetit. Komisioneri Fyle, sips komunikatës së shpërndarë nga zyra e tij - nënvizioi gjithashtu se përsa I përket shtetit ligjor, Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjt për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe efikas dhe të vendosë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në fillim të muajit tetor, komisioneri Fyle do të prezantojë raportin e vlerësimit për Shqipërinë i cili do të shoqërohet edhe më propozimin për dhënien apo jo të Statusit të vendit kandidat, i cili për dy vite me radhë ju refuzua Shqipërisë për shkak të krizës së gjatë politike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG