Lidhje

Fyle: Konfrontimi politik minon arritjet e Shqipërisë


Komisioneri për Zgjerimin shprehet se “qeveria dhe opozita bashkë, duhet të sigurojnë që procesi të mos dalë nga udha. Qeveria të respektojë rregullat dhe kushtetutën”

Komisioneri europian për Zgjerimin Stefan Fyle paralajmëron se klima aktuale politike konfrontuese i minon arritjet e Shqipërisë. Në një opinion lidhur me ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, botuar sot në faqen internet të delegacionit të BE-së në Tiranë, në prag të rivlerësimit të cështjes së Statusit kandidat qershorin e ardhshëm,
komisioneri europian shkruan se “qeveria dhe opozita bashkë, duhet të sigurojnë që procesi të mos dalë nga udha. Qeveria duhet të krijojë hapësirë për pjesëmarrjen e opozitës. Gjithashtu, duhet të japë një shembull të mirë duke respektuar rregullat. Çdo perceptim apo dyshim se qeveria nuk i respekton plotësisht rregullat e Kushtetutës e dëmton vendin”, shprehet komisioneri për Zgjerimin.

Ai saktëson gjithashtu se “nuk mund të ketë justifikim për shkarkimin e ekspertëve në agjencitë ekzekutive bazuar në përkatësitë e tyre politike”. Ndërsa opozita sipas tij “ka një përgjegjësi të qartë. Ajo duhet të ruajë një përqasje konstruktive”.

Komisioneri për Zgjerimin nënvizon se “koha për veprim është tani. Nuk ka kohë për të humbur. Çdo shtyrje nuk do të ishte në interesin e Shqipërisë”, e cila sipas zotit Fyle “duhet të ruajë dhe të shtojë ritmin e reformave dhe të trajtojë sfidat që ka përpara në fushat ku duhen përqendruar më shumë përpjekje dhe energji. Shqipëria – vazhdon ai - duhet të përqendrohet te shteti ligjor dhe të prodhojë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe përparimit të reformës së gjyqësorit dhe reformës administrative”

Trego komentet

XS
SM
MD
LG