Lidhje

Udhëheqësit e G-20s janë zotuar të nxisin rritjen e ekonomisë globale dhe të luftojnë papunësinë

  • Zëri Amerikës

Udhëheqësit e G-20s janë zotuar të nxisin rritjen e ekonomisë globale dhe të luftojnë papunësinë

Udhëheqësit e G-20s janë zotuar të nxisin rritjen e ekonomisë globale dhe të luftojnë papunësinë

Udhëheqësit e 20 ekonomive kryesore të botës janë zotuar të nxisin rritjen e ekonomisë globale dhe të merren me problemin e ngritjes së shkallës së papunësisë në mbarë botën.

Pas takimit dy ditësh të nivelit të lartë në Kanë të Francës, udhëheqësit e G20-s premtuan gjithashtu të shtojnë përfshirjen sociale dhe ta bëjnë globalizimin që t’u shërbejë nevojave të popujve.

Hezitimi i Greqisë për t’iu përmbajtur kushteve të paketës së shpëtimit financiar dominoi takimin e nivelit të lartë dhe udhëheqësit e G20-s u bënë thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të parandalojnë rënin e Italisë në pozitat e Greqisë.

Në një komunikatë të përbashkët, ata vlerësuan planin e gjerë të eurozonës për të rivendosur stabilitetin financiar, por nuk ranë dakord për të ofruar kontribure për një fond të asistencës emergjente.

Presidenti i Francës Nikolas Sarkozi, i cili organizoi takimin, tha se ekonomitë më të rëndësishme të Evropës, Franca dhe Gjermania, janë të vendosura të mbrojnë unitetin e Evropës dhe monedhën e saj të përbashkët, Euro.

Ai e përsëriti se Greqia do të largohej nga eurozona nëse hiqte dorë nga marrëveshja e shpëtimit financiar që përfshin masa të theksuara shtrënguese. Zoti Sarkozi tha se Bashkimi Evropian do të përpiqet të vërë një taksë ndaj transaksioneve financiare vitin e ardhëshëm për të ndihmuar vendet e varfëra.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se udhëheqësit botërorë kanë bërë përparim të rëndësishëm për stabilizimin e ekonomisë globale, por duhet bërë edhe më shumë punë për të zgjedhur problemet e borxheve evropiane.

Ai vlerësoi Kinën që deklaroi në takimin e nivelit të lartë se do të marrë masa shtesë për të nxitur më tej ekonominë e vendit, në përpjekje për të shkurtuar suficitin e madh në tregtinë e jashtëme, i cili ka rezultuar në një deficit të madh tregtar me Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG