Lidhje

Zyrtarët e G-7 diskutojnë krizën e Eurozonës


Greece Eurozone Exit Would Be Felt Worldwide

Greece Eurozone Exit Would Be Felt Worldwide

Ministri japonez i financave thotë se homologët e tij evropianë janë zotuar që të marrin masa të menjëhershme për të zbutur krizën e borxhit që është duke u thelluar në vendet e Eurozonës.

Ministrat e financave të 7 vendeve kryesore të industrializuara, SHBA-së, Kanadasë, Japonisë, Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë zhvilluan sot një telekonferencë, ku diskutuan rreth rrugëve për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të krizës, që mund të dëmtojë ekonominë botërore. Pas takimit, Ministri japonez i Financave Jun Azumi i tha gazetarëve në Tokio se përfaqësuesit evropianë kishin thënë se do t’i përshpejtonin përpjekjet për të zgjidhur krizën që kërcënon ngadalësimin e rritjes ekonomike botërore.
]
Takimi përfundoi pa një deklaratë të përbashkët dhe nuk është e qartë se çfarë mase e re nga Evropa do të lehtësonte kushtet e huamarrjes për qeveritë e vendeve evropiane me ekonominë më të dobët.

Bisedimet u zhvilluan ndërkohë që ministri spanjoll i Financave tha se shkalla e lartë e interesit praktikisht e ka nxjerrë vendin e tij jashtë tregjeve financiare ndërkombëtare. Ai u bëri thirrje vendeve evropiane të shpëtojnë bankat në rrezik të Spanjës. Kjo është hera e parë që autoritetet spanjolle bëjnë thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë. Ndërkohë firma amerikane Standard and Poor tha mbrëmë se egziston një mundësi prej 30 përqindësh që
Greqia të dalë nga eurozona në muajt në vazhdim. Sipas kompanisë amerikane, pas zgjedhjeve të 17 qershorit, Greqia do të bëhej vendi i parë që del nga euroja, në se Athina i kundërshton reformat financiare të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë. Telekonferenca e sotme u zhvillua në prag të takimit të Grupit të 20-shes këtë muaj në Los Cabos të Mexikës, ku do të mblidhen për të diskutuar përfaqësuesit e 20 ekonomive kryesore të botës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG