Lidhje

G-8 denojnë Korenë e Veriut dhe i bëjnë thirrje Iranit të respektojë të drejtat e njeriut


G-8 denojnë Korenë e Veriut dhe i bëjnë thirrje Iranit të respektojë të drejtat e njeriut
G-8 denojnë Korenë e Veriut dhe i bëjnë thirrje Iranit të respektojë të drejtat e njeriut

Grupi i Tetë vendeve kryesore industriale ka denuar Korenë e Veriut për fundosjen e luftanijes së Koresë së Jugut dhe i ka bërë thirrje Iranit që të respektojë të drejtat e njeriut.

Udhëheqësit leshuan një dekleratë në përfundim të takimit G-8 të shtunën në Muskoka të Kanadasë në veri të Torontos.

Grupi i Tetshes i ka bërë thirrje Birmanisë që të lejojë zgjedhje të lira dhe të drejta dhe të lirojë udhëheqësen pro-demokracisë Aung San Suu Kyi. Ata i bënë thirrje qeverisë ushtarake të Birmanisë që të zhvillojë dialog thelbësor me opozitën demokratike.

Kryeministri kanadez Stephen Harper tha se asnjëherë nuk kishte marrë pjesë në një takim të tillë ku udhëheqësit e kombeve ishin kaq të bashkuar në qëllimet e tyre.

Duke folur për shtypin, zoti Harper tha se pret që kjo ndjenjë uniteti të ishte edhe në takimin e ditës së sotme të G-20, i cili përfshin ekonomitë me zhvillim të lartë të botës. Udhëheqësi kanadez tha se fuqitë ekonomike janë të angazhuara për të ndermarrë hapa për reduktimin e defiçitit dhe ruajtur rritjen aktuale të brishtë të ekonomisë botërore.

XS
SM
MD
LG