Lidhje

G-8 për Korenë e Veriut


Grupit të G8-ës po i bëhet thirrje të rritje që të dërgojë një mesazh të fuqishëm dhe të bashkuar për Korenë e Veriut.

Ministrat e jashtëm të G8-ës do të takohen nesër në Londër për të diskutuar tensionet në gadishullin Korean, si dhe situatën në Siri dhe Iran.

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle i bëri thirrje sot regjimit të Phenianit të ndalë retorikën kërcënuese.

Ministri jashtëm japonez Fumio Kishida, i cili u takua me homologun e tij gjerman në Hollandë, I bëri thirrje G8-ës të ndërmar veprime të ashpra.

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse tha për agjencinë shtetërore RIA se Moska ndan shqetësime të njëjta dhe refuzon atë që e quajti “sjellje provokative dhe luftarake."

G8-ta sjell së bashku Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Rusinë, Japoninë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.
XS
SM
MD
LG