Lidhje

Çfarë pritet nga takimi i nivelit të lartë të G8s?


Britania e Madhe është mikpritësja e takimit të nivelit të lartë të G8-ës që fillon javën e adhëshme (6/17-18) në Irlandën e Veriut. Kryeministri David Cameron ka renditur çështjet që fuqitë e mëdha do të trajtojnë në takimin e tyre në vendpushimin Lough Erne (Lock Earn). Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Joe De Capua, na sjell hollësi.

Drejtori i Qendrës Studimore të G8-ës, John Kirton, thotë se udhëheqësit i kanë ditur prej muajsh çështjet kryesore të rendit të ditës të takimit të nivelit të lartë.

“David Cameron tha në nëntor të vitit të kaluar se ai do që takimi i tij të përqendrohet tek tregtia, taksat dhe transparenca. Që prej atëhere me preparesi në rendin e ditës ka hyrë një tjetër çështje, terrorizmi, dhe natyrisht përshkallëzimi i luftës në Siri”.

Edhe para fillimit të tij, thotë Kirton, takimi i nivelit të lartë është organizuar të jetë një ngjarje “shumë e sukseshme”.

“Shumë nga arritjet e tij vinë në fakt para fillimit, ndërkohë që vendet përpiqen t’u përshtaten partnerëve të tyre për temat e njoftuara shumë para shpalljes së çështjeve nga Britania”.

Për shembull, në takimin e nivelit të lartë të këtij muaji në Londër për kequshqyerjen qeveritë dhe bizneset u zotuan të japin edhe katër miliardë dollarë ndihma gjatë shtatë viteve të ardhshme. Kjo shumë i dyfishon shpenzimet e tanishme për kequshqyerjen.

“Ky takim ka bërë shumë për vendet dhe popujt më të varfër. Natyrisht, mbetet ende shumë për t’u bërë, sepse ne jemi të gjithë të angazhuar për të tetë objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit në vitin 2015. Afati po afrohet me shpejtësi dhe shumë prej tyre ende nuk janë realizuar”.

Përparim, thotë Kirton, po bëhet gjithashtu edhe në tregti. Pas katër vjetësh, negociatat mes Bashkimit Evropian dhe Kanadasë për një marrëveshje të tregtisë së lirë janë në fazën përfundimtare.

“Ky është një fillim i mirë për takimin e nivelit të lartë që do t’i ngjallë gjithëkujt në Uashington besimin se nëse shpallin këtu në Lough Erne fillimin e negociatave për një marrëveshje shumë më të madhe mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, kjo do të ishte një arritje më e madhe për një kohë shumë më të shkurtër se sa katër vjetët që u deshën për negociatat mes Evropës dhe Kanadasë”.

Takimi i nivelit të lartë do të trajtojë edhe çështjen e shmangies së taksave. Qeveria britanike thotë se qëllimi është “forcimi i standardeve ndërkombëtare për t’u krijuar mundësi vendeve të mbledhin taksat që u duhen paguar”.

Kjo do të bëhej nëpërmjet shkëmbimit të të gjerë të informacionit. Çështja e tretë me rëndësi të madhe, ajo e transparencës për pronësinë e tokës dhe me transaksionet e kompanive dhe biznezeve me vendet në zhvillim.

“Lidhur me transparencën, qëllimi kryesor është që qeveritë e vendeve të varfëra, veçanërisht në Afrikë, të marrin fondet që meritojnë nga pasuritë e tyre të naftës dhe gazit, si dhe nga burimet e tyre minerale, të cilat jashë shpërdoruar nga korrupsioni. Prandaj, nëse njerëzit publikojnë se çfarë paguajnë, duke iu bashkuar Nismës së Transparencës në Industritë e Nxjerrjes, kjo do të bënte që paratë e Afrikës në mbeteshin në Afrikë dhe të shfrytëzoheshin për ta”.

Vitet e fundit disa vëzhgues e kanë kritikuar G8-ën si të dalë mode, duke thënë se G20 është bërë më e rëndësishme. Megjithatë, Kirton thotë se G8 e riafirmoi rolin e saj gjatë krizës ekonomike globale. Ai thotë se të dy grupet janë të nevojshëm.

“Çfarë shikojmë këtu është se David Cameron e ka organizuar këtë takim për t’i bërë tregtinë, taksat dhe transparencën tema qendrore ekonomike, po ashtu edhe zhvillimin dhe sigurinë. Mendoj se ajo që shikojmë tani është se G8 dhe G20 po punojnë në fakt së bashku, duke organizuar dy takime të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk mund të presësh apo të mbështetesh në një të vetëm”.

Qendra studimore për G8-s ndodhet në Universitetin e Torontos.
XS
SM
MD
LG