Lidhje

Takimi i G8s përqëndrohet përsëri tek Siria


Udhëheqësit e 8 vendeve më të industrializuara bënë thirrje që t’i jepet fund përmes negociatave konfliktit dy-vjeçar në Siri, por nuk kërkuan largimin nga pushtetit të Presidentit Bashar al Assad

Udhëheqësit e 8 vendeve më të industrializuara bënë thirrje që t’i jepet fund përmes negociatave konfliktit dy-vjeçar në Siri, por nuk kërkuan largimin nga pushtetit të Presidentit Bashar al Assad. Krerët e shteteve të fuqive ekonomike të botës thanë sot se duhet të rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur bisedimet paqes, që do të arrinin krijimin e një qeverie, e cila të gëzojë besimin e publikut.


Udhëheqësit perëndimorë, përfshirë presidentin Barak Obama, kanë bërë thirrje që regjimi i zotit Assad të marrë fund, por presidenti rus Vladimir Putin refuzoi ta bëjë këtë një qëllim specifik.

Udhëheqësit e 8 vendeve më të industrializuara ranë dakord në takimin e Irlandës, që t’i jepet fund pagesave për terroristët, si mënyrë për lirimin e pengjeve. Pak para përfundimit të takimit, kryeministri britanik David Cameron arriti të sigurojë një marrëveshje që t’i jepet fund pagesave për lirimin e pengjeve. Kjo është një dukuri që është shtuar në Afrikën Perëndimore, sidomos në Nigeri, ku kompanitë perëndimore të naftës kanë operacione të rëndësishme.


Po ashtu, drejtuesit e G-8-ës ranë dakord të luftojnë evazionin fiskal, për t’u siguruar që kompanitë shumëkombëshe të mos fshehin dot fitimet e tyre nëpër banka në vende të tjera, për të shmangur mospagimin e taksave në vendet e tyre të kompanive shumëkombëshe.

XS
SM
MD
LG