Lidhje

Gadafi këmbëngul se nuk largohet nga pushteti

  • Zëri Amerikës

Gadafi këmbëngul se nuk largohet nga pushteti

Gadafi këmbëngul se nuk largohet nga pushteti

Udhëheqësi libian, Moamar Gadafi kundërshtoi përsëri kërkesat për t’u larguar nga pushteti duke deklaruar se ai ka mbështetjen e popullit. Koloneli Gadafi i bëri komentet në një fjalim përpara përkrahësve në Tripoli. Ndërkohë, forcat e tij po ndërmarrin një kundër mësymje kundër kryengritësve të cilët kanë marrë nën kontroll pjesën lindore të vendit. Ato bombarduan sot një depo municionesh të kontrolluar nga opozita në periferi të qytetit lindor Axh-dabia.

Sipas dëshmitarëve, dy avionë luftarakë bombarduan periferitë lindore të qytetit Axhdabia në orën 10 të mëngjesit. Ata thanë gjithashtu se forcat pro Gadafit po përparonin drejt qytetit.

Sulmi me sa duket sinjalizon se forcat e Gadafit po shkallëzojnë një kundërmësymje pas zhvillimeve të dy javëve të fundit, në të cilat kundërshtarët e qeverisë kanë marrë në kontroll gjysmën lindore të vendit si dhe disa qytete në pjesën perëndimore, pranë kryeqytetit Tripoli.

Ahmed Xherksi, menaxher i instalimeve të mëdha të naftës në qytetin Brega në brigjet e Mesdheut, tha se forcat pro Gadafit morën përsëri nën kontroll këto instalime sot herët në mëngjes pa përdorur forcë.

Në impiantet e naftës punojnë rreth katër mijë njerëz dhe aty pranë ka patur të paktën një postbllok të ruajtur nga një kontingjent i vogël i forcave të armatosura rebele nga ajo zonë.

Ndërkohë, udhëheqësit e opozitës në qytetin lindor të Bengazit thonë se po debatojnë për çështjen nëse duhet të kërkojnë bombardime nga ajri kundër bazave ushtarake të Gadafit. Disa zyrtarë të këshillit qeverisës të Bengazit thanë dje se ballafaqimi me forcat pro Gadafit mund të mos mbarojë kurrë pa sulme ajrore nga jashtë.

I biri i Gadafit, Saif al-Islam paralajmëroi qeveritë perëndimore që të mos ndërmarrin veprime ushtarake. “Nëse ata sulmojnë, ne jemi gati”, tha ai.

XS
SM
MD
LG