Lidhje

Gadafi kërcënon për paqe me al-Kaidën nëse konfrontohet nga Perëndimi


Tháng 12 năm 1979: Quân đội Xô Viết đưa quân vào Afghanistan để giup chính phủ công sản chống lực lượng du kích Mujahedeen
Tháng 12 năm 1979: Quân đội Xô Viết đưa quân vào Afghanistan để giup chính phủ công sản chống lực lượng du kích Mujahedeen

Udhëheqësi libian kërcënoi se Libia do të bëjë paqe me al-Kaidën nëse konfrontohet nga Perëndimi. Kolonel Gadafi i bëri komentet në një intervistë të transmetuar sot nga një kanal shtetëror turk. Ndërkohë, Britania dhe Shtetet e Bashkuara po diskutojnë mbi vendosjen në Libi të një zone për ndalimin e fluturimeve të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.

Kolonel Gadafi tha se Libia do të pajtohet me al-Kaidën dhe do të ftojë Osama bin Ladenin të drejtojë luftën e shenjtë nga ky vend në se fuqitë perëndimore vazhdojnë të konftrontohen me Libinë.

“Në se Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të na konfrontojnë, atëherë kemi bërë gabim që kemi luftuar al-Kaidën dhe kështu do të bëjmë paqe me të dhe do të sjellim Bin Ladenin këtu për të filluar xhihadin nga Afrika e Veriut përmes detit Mesdhe, kundër anijeve perendimore”, tha kolonel Gadafi në një intervistë të transmetuar sot nga kanali shtetëror turk TRT.

Në një tjetër fjalim të gjatë, karakteristik për të, udhëheqësi libian këmbënguli se nuk do të shkonte asgjëkundi.

Intervista u zhvillua në arabisht dhe u transmetua me titra në turqisht.

Gadafi përsëriti pretendimet e mëparshme se revolta ishte nxitur nga militantët e huaj të al Kaidës të cilët kanë paguar të rinjtë dhe kanë liruar të burgosurit për të luftuar me ta. Ai tha se qeveritë perëndimore dhe media janë mashtruar nga propaganda e al Kaidës duke besuar se forcat qeveritare kishin ndërmarrë dhunë ndaj popullit libian.

“Në fillim nisën sulmet e vogla në stacionet e policisë dhe bazat ushtarake. Aty ata morën armë dhe luftuan me forcat e sigurisë. Kemi patur viktima nga të dyja palë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve është mes 100 dhe 150 dhe jo mijëra siç thuhet. Pasuesit e Bin Ladenit brenda Libisë filluan të thërrasin stacionet e mediave të huaja pasi ne nuk kemi gazetarë në Libi. Pra ata shfrytëzuan mungesën e gazetarëve dhe zunë vendin e tyre duke u treguar mediave se po bëheshin demonstrata paqësore dhe se ne po luftonim kundër tyre. Bota dëgjoi se mijëra vetë kanë vdekur në demonstrata paqësore, pa i hetuar ato”, tha Gadafi.

Aktivistët e të drejtave të njeriut llogarisin se më shumë se një mijë vetë janë vrarë që kur filluan trazirat në mes të shkurtit.

Gadafi tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë pasojat në se vazhdon një kurs veprimesh ushtarake.

“Në se lejojmë Libinë të bëhet e paqëndrueshme, kjo do të nënkuptonte kolaps i paqes në Mesdhe dhe në botë”, tha Gadafi.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara po diskutojnë për vendosjen e një zone për ndalimin e fluturimeve të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar si plan rezervë në rast se Gadafi refuzon të largohet.

XS
SM
MD
LG