Lidhje

Gajtner bën thirrje për më tepër elasticitet në normat e këmbimit monetar


Gajtner bën thirrje për më tepër elasticitet në normat e këmbimit monetar
Gajtner bën thirrje për më tepër elasticitet në normat e këmbimit monetar

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner, bëri thirrje për më tepër elasticitet në normat e këmbimit monetar.

Ai i bëri komentet në Nankin të Kinës në një takim të zyrtarëve dhe guvernatorëve nga bankat qendrore të vendeve të 20-shes. Zoti Gajtner tha se elasticiteti në normat e këmbimit të monedhave është me rëndësi të madhe për reformën ekonomike globale.

Ai tha se disa vendi e mbajnë nën një kontroll të fortë normën e këmbimit, gjë që shton rrezikun e inflacionit dhe nxit proteksionizmin. Megjithëse zoti Gajtner nuk përmendi ndonjë vend të veçantë, Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar Kinën për një politikë të tillë.

Edhe Presidenti francez Nikola Sarkozi, vendi i të cilit kryeson G-20-n, bëri thirrje për më tepër elasticitet në këmbimin e monedhës.

XS
SM
MD
LG