Lidhje

Gajtner, në mbrojtje të marrëveshjes së borxhit


Gajtner, në mbrojtje të marrëveshjes së borxhit
Gajtner, në mbrojtje të marrëveshjes së borxhit

Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Gajtner i doli në mbrojtje marrëveshjes së kompromisit për shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e kufirit të borxhit të vendit, duke thënë se kjo i jep zyrtarëve mundësinë ta korrigjojnë sistemin e dëmtuar.

Në një artikull të botuar sot në gazetën “The Washington Post”, zoti Gajtner tha se marrëveshja e arritur dje pak para skadimit të afatit eliminoi rrezikun e mospagimit të borxhit, që do të çonte në rritjen e interesvae dhe do t’i detyronte konsumatorët të paguanin më tepër për kartat e kredidit dhe hua të tjera të nevojshme.

Ai thotë se marrëveshja do ta lejonte qeverinë të bënte investime në arsim, teknologji, dhe infrastrukturë dhe mund të ndihmojë rriijen ekonimike të vendit. Marrëveshja është kritikuar nga drejtuesit e disa kompanive të mëdha amerikane.

XS
SM
MD
LG